Op/Ed

Vuçiçi, krimi dhe mashtrimi

Shkruan: Bedri Halimi



Çështja e zhurmës nga Serbia rreth krimeve serbe në Kosovë, për çudi u ngrit kësaj radhe nga Vuçiqi. Pra atë nga niveli më i lartë i shtetit serbë. Dihet se Serbia në Kosovë ka bërë gjenocid kulturor, gjenocid politik, gjenocid arsimor, gjenocid ekonomik, gjenocid fizik, e madje edhe etnocid. Dhe këto veprime të Serbisë di e tërë bota. Pikërisht mbi bazën e të gjitha këtyre veprimeve Serbia u ndëshkua edhe me bombardimet e Nato-s.

Serbia në Kosovë ka vrarë mbi 1400 fëmijë ; ka vrarë pleqë ; ka bërë dhunime të mbi njëze mijë femrave shqiptare ; ka bërë deportimin e mbi një milion banorëve nga vatrat e tyre ; janë bërë masakra nga më të ndryshme me mjete të mprehta e të zjarrit ; janë bërë masakra kolektive në shumë vendbanime të Kosovës, dhe përkundër të gjitha këtyre, pas 20 vitesh të ushtrimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, Serbia merr guxim që të mohojë çdo gjë.

Loading...

Pra kjo Serbi si ushtruese e katër luftrave në ish-Jugosllavi; Që pati kryer edhe masakra në Kroaci, kasaphane në Bosnje, dhe dhunë gjenocidale në Kosovë merr guxim të paraqitet engjull para botës. Megjithatë bota e din realitetin. Por ajo që është evidente në këtë rast është çështja se sa ne shqiptarët në Kosovë kemi punuar në dëshmimin e kësaj dhune para opinionit ndërkombëtar.

Sa libra janë botuar për masakrat serbe në Kosovë? Sa filma artistik janë realizuar për masakrat serbe në Kosovë? Sa filma dokumentar janë realizuar për gjenocidin serb në Kosovë? Sa është punuar në ofrimin e te dhënave dhe dëshmive të dhunës serbe në Kosovë para opinionit ndërkombëtarë, në kulturë, art, shkencë?


Për të gjitha këto pyetje të parashtruara pëgjigjja duhet kërkuar në nivele institucionale që nga niveli lokal e deri te niveli qëndror. Kush duhet dhe kush duhej që të bënte përkrahjen materiale për botimin e librave, për realizimin e dokumentarëve, për gjirimin e filmave, për hapje të ekspozitave, për mbajtje të tribunave të ndryshme, të mbajtjes së manifestimeve të ndryshme kulturore e përkujtimore? Cili është kontributi i Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë çështje? Cilat janë kontributet e komunave përkatëse ku janë zhvilluar masakrat përkatëse?

Cili është kontributi i institucioneve të ndryshme shkencore si i Akademisë dhe Shkencave e Arteve të Kosovës, Institutit Albanaologjik, Institutit të Historisë etj. Cili është kontributi i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë? Kush duhet ti kryej punët e shqiptarëve nëse jo vet shqiptarët? Si do ta kuptojë bota realitetin e dhunës serbe në Kosovë, nëse nuk ka të dhëna?

Në anën tjetër Serbia ka botuar një varg librash të përkthyera në gjuhë të ndryshme të botës, ka realizuar dokumentar të ndryshëm, filma artistik etj. Të gjitha këto në funksion të propagandës sërbe për të mbuluar krimet serbe të ushtruara ndaj shqiptarëve, para opinionit ndërkombëtar. Ka botuar mbi 30 mijë faqe materiale me dëshmi të paqena, pra me trillime.Vetëm librin për 80 fëmijë serbë që kanë pësuar nga bombardimet e Natos, ka botuar libër me titullin “Gjenoicidi i NATO-s ndaj fëmijëve serb”, në kolor, me foto e deklarata të ndryshme dhe është përkthyer në 7 -8 gjuhë të botës duke u shpërndarë falas.

Dhe për të gjitha këto shpenzime janë mbuluar nga vet shteti serb. Ashtu siç janë mbuluar shpenzimet edhe për libra të ndryshëm ku përmenden emra të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, dhe ku vet shteti serb manipulon duke i quajtur si të vrarë nga UÇK apo edhe nga bombardimet e Natos.

Deri më tani në Kosovë mund të thuhet se punë ashtu si duhet ka bërë vetëm Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke bërë, mbledhjen e të dhënave rreth krimeve serbe në Kosovë, si dhe individë të caktuar si Nysret Pllana, Bardhyl Mahmuti, Jusuf Osmani e ndonjë tjetër, që individualisht kanë shkruar ndonjë libër për ta plasuar të vërtetën e dhunës sërbe para opinionit ndërkombëtar.

Sa është e mjaftueshme kjo dhe sa janë përkrahur, qoftë edhe këta persona që u potencuan, tregon më së miri guximi i Vuçiçit për ta deklaruar edhe para tërë botës se masakra e Reqakut është një inskenim apo mashtrim.

Vërtetë kush duhet të na i kryej punët tona? Vuçiqi dhe Serbia?

Vërtetë kur duhet ti kryejmë ne punët tona? Atëherë kur Vuçiçët dhe Serbia ta ngrisin këtë problem duke lansuar gënjeshtrat e tyre para botës?

Loading...