Op/Ed

Viti 2021, Superliga e Kosovës ende s’ka faqe zyrtare!

Shkruan Ylber Kelmendi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ende nuk e ka hapur një faqe zyrtare të Superliges së Kosovës në futboll.

Vetëm në Kosovë ndodhë që klubet nuk kanë qasje në videot e tyre, por i shpërndajnë videot e ndeshjeve të X televizionit. (Duke e promovuar televizionin, por jo klubin e tyre.)

Adhuruesit e futbollit nuk e kanë një adresë zyrtare ku mund të informohen për ligën.

Ndjekësit të futbollit nuk duhet t’i imponohet që t’ia bëjë “Like” një X platforme dhe të pres nga ajo t’i publikojë videot. Ajo platformë nuk është ekskluzivisht vetëm për Superligën.

Ai që e ndjekë Superligën duhet ta ketë mundësinë që të informohet direkt nga faqja zyrtare e Ligës.

Pse kjo mungesë e profesionalizmit?! Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi duhet ta angazhojë një grup profesionistësh të cilët mirren me platformat online.

Dy hapat e parë që duhet të merren:

1. Hapja e një faqe zyrtare nga Federata për Superligën në Facebook, Instagram dhe Twitter.

2. Hapja e një kanali zyrtar për Superligën në YouTube.

Fajtor këtu janë edhe drejtuesit e klubeve të cilët nuk ia dinë vlerën promovimit online.

Krejt çfarë dijnë të publikojnë janë formacioni para ndeshjes, rezultatet e takimeve edhe ndonjë komunikatë aty-këtu. ZERO KREATIVITET! Po flas për 95% të klubeve.

Klubet janë ato që në momentin që firmosin bashkëpunim me Federatën, nuk i kërkojnë të drejtat e tyre. Duke i punësuar 4-5 persona që njohin këtë fushë, përveç që do e promovonin shumë klubin, do të krijonin edhe të ardhura financiare shtesë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?