Op/Ed

Vajtimi i Blendi Fevziut për “batanijet e tij”

Shkruan: Bedri Halimi



Lidhur me ngjarjet e tragjedisë së tërmetit në Shqipëri, krahas aktiviteteve të shumta që ka bërë në mënyrë spontane popullata nga Kosova dhe viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës, të cilët vërshuan me mbledhje të ndihmave, e që kjo gjë mahniti jo vetëm popullatën e prekur, por mahniti edhe opinionin e gjerë ndërkombëtarë.

Mirëpo si duket një veprim i tillë i reagimit spontan të popullatës shqiptare, veçmas të Kosovës, dikujt nuk i erdhi shumë mirë. Edhe pse nuk mund të deklarohet negativisht për këtë gjë, të paktën mundohet ta zbeh qëllimin e këtij veprimi spontan.

Kështu nëpër portalet e ndryshme mund të haset edhe ndonjë, (e madje edhe disa sosh) individ të caktuar ku mundohen të gjejnë qime në ve. Kur njerëz të caktuar mundohen të bëjnë komente se si po u keqpërdorkan ndihmat në Shqipëri. Se si dikush po shitka batanije e gjësende të tjera. Pra se si me ndihmat po u bëka biznes. Ndër prijatarët e kësaj propagande doli të jetë Blendi Fevziu. Pra Blendi i TV KLAN-it. Vetë emri KLAN të bën të kuptosh se nuk është tërsia, madje as pjesë e tërsisë, por është e veçanta nga tërsia.

Prandaj edhe Blendi don të jetë i veçantë. Ky njeri është mësuar ti fus hundët në të gjitha problemet dhe në të gjitha poret e jetës politike e shoqërore në Shqipëri. Me paraqitjet e tij destruktive jo rrallë i ka irituar jo vetëm njerëzit në Shqipëri por edhe më gjerë. Blendi i mësuar që të jetë instrument i qëllimeve të caktuara tërë jetën, dhe i gatshëm për një gjë të tillë, edhe tani del me konstatime idioteske se dikush po bëka biznes me batanije, se batanijet po u shitkan nga 5 mijë lekë. Po kush i’a ha një gjellë të tillë Blendi Fevziut? Kujt po i shërbejnë Blendi Fevziu me këto broqkulla të tij? Kush mund të shesë batanije sot në këto rrethana? Kush mund ti blejë ato dhe kush i bleu që me kaq zellë propagandon Blendi Fevziu dhe disa portale të fshehura, të panjohura, të cilët krrokasin në kor si krrokama e qyqeve?


Por të gjithë këta e kanë hallin gjetkë. E kanë hallin se si të dallohen në çdo kohë, qoftë edhe përmes shpifjeve dhe intrigave të ndryshme. Sepse Blendi do që klani dhe klanet antishqiptare të funksionojnë në Shqipëri. Sepse duan që në Shqipëri të mos funksionojë tërsia e shtetit dhe aq më pak tërsia kombëtare në gjithë gjeografinë shqiptare. Natyrisht se element keqbërës mund të ketë gjithkund. Pra edhe në Shqipëri. Për një nga këta element keqbërës u prononcua edhe policia në Lezhë i cili ka bërë hapjen e numrit të gjirollogarisë në emër të Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky njeri është zënë “me pelë për dore” dhe është arrestuar. Natyrisht se do të ballafaqohet me ligjin dhe do ti bartë pasojat. Por a mund të pergjithësohet ky rast apo raste të ngjajshme apo edhe të ndryshme të elementeve të caktuara keqbërëse? Të gjitha këto natyrisht se janë raste të izoluara. Dhe ata që bëjnë kaq shumë zhurmë për ti qitur në sipërfaqe këto raste, para se ta bëjnë një gjë të tillë, do të ishte mirë që të trëgonin se çfarë ndihme ata vetë janë duke dhënë për këto ngjarje tragjike?
Dhe jo vetëm kaq ! Edhe në cunamin që ndodhi para ca kohësh në Amerikë, vetë mediat amerikane përmenden se në disa raste, disa individë janë futur nëpër shtëpi të braktisura, dhe kanë operuar duke vjedhur. Pra edhe në Amerikë paska element keqbërës, të cilat përmes kamerave të sigurisë janë identifikuar dhe emrat e tyre janë bërë publik, krahas marrjes së masave të arrestimit ndaj tyre. Por askush në Amerikë nuk bëri akuzë hipotetike, askush nuk bëri konkludime të stilit të Blendi Fevziut dhe as të ndonjë portali të dyshimtë që gjithsesi operojnë me porosi.

Prandaj nuk ka nevojë të torturohet popullata, me broqkulla të tilla, me gënjeshtra të tilla, që gjithsesi duan ta zbehin këtë solidaritet në mënyrë përfide, për të ndikuar te kosovarët që të mos u ndihmojnë, sepse sipas logjikës klaniste të Blendit nuk ja vlenë për tu ndihmuar ngase ata po bëkan keqpërdorime të ndihmave, e që kjo do të thotë keqpërdorim i mundit të kosovarëve. Blendi i’a qiti një lugë mut kazanit me gullash, por këtë gjellë le ta hajë vetë, bashkë me seimenët dhe padronët e tij. Këtë gjellë nuk e hanë shqiptarët e Shqipërisë dhe më së paku ata të Kosovës.