Op/Ed

Truri shqiptar nuk plakët kurrë

Nga Bekim Zabërgja

Fan Stilian Noli pasi kreu studimet e larta për art në Universitetin e Havardit ( Bachelor of Arts Cum Laude ) dhe pasiqë Noli me rrëzimin e qeverisë së tij nga Forcat Zogiste largohet përgjithmonë nga Shqipëria, por asnjëherë nuk u ndal së vepruari për çështjet patriotike.

Në moshën 53-vjeçare regjistrohet në Universitetin e dytë në Konservatorin e Muzikës të New England në Boston të SHBA-ve.

Në një rast gazetarët e pyesin ?

Përse e regjistruat universitetin e dytë në këtë moshë ? Ç’ka iu deshtë ?

Noli u përgjigj : Që t’i tregojë botës që truri shqiptar nuk plakët kurrë.

Kjo përgjigje e tillë, është ngulitur në kokën time dhe më ka përcjellur gjatë gjithë jetës sime, më ka entuziazmuar dhe më ka bërë të ndjehem edhe më tepër krenar që jam shqiptarë.

Por, me kalimin e kohës, për fat të keq, një pjesë e popullit tone gabimisht e kanë analizuar dhe aq më tepër e kanë keqinterpretuar.

Vitet e fundit e dëshmojnë këtë më së miri, e sidomos këta muajt e fundit.

Jemi në një situate ku, shoqëria jonë asnjëherë në këto 20 vitet e fundit nuk ka qenë më e polarizuar, e ndarë dhe e përçarë, duke njollosë e duke sharë, duke etiketuar e shantazhuar.

Jemi në një situate ku fjalët ; kriminel, tradhtarë, spiun, hajn, njeri i këtij apo i atij, pothuajse janë bërë pjesë e përditshme e jetës tone, më lehtë përdoren këto fjalë se sa përdoren fjalët përshëndetëse; mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma.

E kanë sjellë situatën në atë gjendje saqëe kanë ndarë popullin në baza partiake.Qeveria në njërën anë, presidenca në anën tjetër, njëra e shkel kushtetuten, tjetra bën thirrje për mos respektim.

Në anën tjetër dikush bën thirrje për vëlla-vrasje, kurse tjetri për hapje të korridoreve. Njëra pale me Amerikën tjetra me Europën, njëra pale me Grenellin tjetra me Lajcakun.

Pra, me një fjalë, njëra palë hunit, tjetra palë patkoit.

A është ky truri që nuk plakët kurrë i Fan Nolit?