Op/Ed

Të ndalohet shitja e pijeve alkoolike në pompat e benzinës!

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Të ndalohet shitja e pijeve alkoolike në pompat e benzinës!

Në Kosovë ka një mesatare prej rreth 110 vdekjesh dhe rreth 17 mijë aksidentesh rrugore çdo vit, në 10 vitet e fundit.

Bashkë me Shqipërinë, Kosova qëndron ndër vendet me numrin më të madh të aksidenteve.

Me çfarë logjike lejohet edhe alkooli në vendet ku shkohet me vetura?!

Në Suedi, Portugali etj. nuk mund të blesh pije alkoolike në pompat e benzinës, në Francë, Itali, Belgjikë etj. ka restriksione të mëdha.

Të provohet edhe në Kosovë. Nëse vetëm një jetë njerëzore kursehet – ia vlen!