Op/Ed

Superliga e Kosovës në Futboll duhet të transmetohet në mediat vendore

Shkruan: Adem Haliti

Është hapur tenderi se cili medium do ta transmetojë direkt Superligen e Kosovës në Futboll.

Tani është koha që kompanitë mediale vendore të marrin Superligen tonë, por edhe ligat evropiane. Klubet tona nuk kanë nevojë të mërziten fare se nuk do të mbeten keq, madje do të kalojnë edhe më mirë.

Vetë shteti i Kosovës ka ditur t’i bëj mbretër të tjerët jashtë kufirit. Paska shkruar i mërzitur komentatori dhe drejtori i Super-Sport në Digjitalb, Driton Shakahoxha.

I nderuar, Kosovën nuk e ka ngritur Super-Sporti, futbolli i Kosovës ka qenë pjesë e futbollit botërore me Prishtinën e famshme, me Trepçën, Lirinë, Vllaznimin. Klubet kosovare i kanë shikuar 25 milionë shikues, që sot kemi emra të mëdhenj kosovarë.

Është koha që Superliga e Futbollit të Kosovës të jetë në mendian vendore, sepse mjaftë i ngritëm të tjerët dhe u bënë yje falë Kosovës.

Është koha të kenë privilegjin gazetarët, komentatorët, prezantuesit tanë, FFK-ja, e ne krye me Agimi Ademin, i cili nga unë e ka notën 10, sepse edhe mediat në Kosovë janë me me nivel të lartë profesional, ashtu siç kemi treguar gjithmonë dhe jemi shembull në rajon.


SHIKO VIDEON