Op/Ed

Superliga e Kosovës është hajgare!

Shkruan: Adem Haliti

Futbolli i Kosovës ende është amator, s’i plotëson as kushtet elementare e lere më siç flasin për ngritje të cilësisë.

Këtë e ka treguar më së miri kombëtarja e Kosovës se pse asnjë futbollist nuk është nga Superliga e Kosovës.

Superliga e Kosovës është hajgare, të gjithë kanë dëshirë me qenë pjesë e mediave duke folur për Ligën e Kampionëve, ekspertë, por Liga e Kosovës vazhdon të jetë kërkah hiç.

Tash në Evropë të shohim se çka do të ndodh, sepse nëpër faqët zyrtare, shumica e klubeve tona nuk kanë drejtorë sportiv për media. Imagjinojeni, asnjë skuadër nuk organizon konferencë për media, tash kënd kanë me e pagu me para, me siguri dikënd nga mediat vetëm t’i plotësuar normat ndërkombëtare.

Kjo është një temë që ende askush s’ka fol për të. Armand Dallku s’ka licencë nga FIFA dhe UEFA, kush do të jetë në protokoll si trajneri i parë, edhe Ismet Munishi nuk e ka licencën e trajnerit profesional, s’ka tema as për këtë.

Analistë të mediave, prezantues, etj… kurrë s’kanë folur për këtë temë. Në Kosovë tash është duke e përfunduar Bekim Isufi këtë licencë për trajner që është e domosdoshme.

Në Kosovë, për këtë shkak i sjellim trajnerët e huaj, por pse s’i marrim legjendat e Kosovës që kanë bërë mrekulli në botë, si Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Nebih Zeneli, Besnik Hasi etj. Pse Albert Bunjaku kur u largua nga kombëtarja e Kosovës, krejt filluan të flasin mirë për të, kush u mor me këtë temë? Pse Bernard Challandes është trajneri mbret e askush s’folë për përfitimet e tij? A i pyet Challandes ndimsat e Kosovës si Muharrem Sahitin e trajnerët e tjerë shqiptar?.


SHIKO VIDEON