Op/Ed

“Situata është jashtë kontrollit dhe jemi buzë katastrofës shëndetësore”

SHKRUAN: VALON ISMAJLI

Meqë me fjalë më problematike të spjegohet situata me pandeminë, po mundohem në bazë të disa numrave t’ua shfaq situatën në të cilën ndodhemi(ndoshta do jetë më e kuptueshme):
1) Nga 6 prilli deri më 3 maj, nga 6086 testime të bëra, rezultuan pozitive vetëm 663 mostra, të përkthyera në përqindje i bie 10.9%.

2) Nga 1 korriku deri më 31 korrik, nga 12666 testime, kanë rezultuar 5352 pozitive, që i bie 42.25%.

Nëse në muajt prill-maj, me vetëm 10.9% të rasteve pozitive jeni frikësuar, në atë kohë kur edhe spitalet nuj ishin të ngarkuara, si po mundeni të mos frikësoheni tani ku statistikisht gati çdo i dyti po del me virus dhe se spitalet janë buzë kolapsit?

Po ua rikujtoj, që situata është totalisht jashtë kontrollit dhe jemi buzë katastrofës shëndetësore.

Tani, meqë klinikat anë e mbanë Kosovës janë shumë të ngarkuara, pra janë akumuluar shumë raste dhe se statusi i gjendjes kritike të njerëzve po shkon duke u rritur, andaj shifrat e vdekjes dje(16), e edhe të ditës së sotme(15), na tregojnë se këta numra do qëndrojnë kështu edhe ditëve në vijim, madje tendenca është për t’u rritur ky numër, fatkeqësisht!
Ja edhe një statistikë:

Nëse marrim shifrat e vdekjeve në bazë ditore në 4 vitet e fundit në Kosovë, brenda një dite vdesin mesatarisht 24-25 njerëz, andaj mos u çuditni kur kjo normë e mesatares ditore do arrihet vetëm nga vdekjet shkaku i virusit, pa i llogaritur fare vdekjet normale, e në fund të vitit kur të dalin statistikat e vdekjeve brenda vitit 2020, ndoshta atëherë do e besoni ekzistencën e virusit, gjithmonë nëse nuk do jetë shumë vonë!

E deri atëherë, vazhdoni të besoni që s’ka virus


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19