Op/Ed

Sektori privat buzë bankrotimit

Shkruan: Bekim Zabergja, Ekonomist

Sektori privat shtylla më kryesore e zhvillimit të shtetit, përplot tre dekada nuk ka qenë në gjendje më të vështirë sesa në këta muaj të fundit të këtij viti si pasojë e pandemisë me Covid-19.

Sektori privat si një ndër sektorët më të rëndësishëm të vendit, të cilët kanë luajtur rolin kryesor që nga vitet 90-ta duke mbajtur të gjallë ekonominë e eksploatuar nga okupatori serb në një njërën anë, në anën tjetër me gjithë vështirësitë e rigjenerimin e vendeve të punës, financimin e politikës paqësore në krye me presidentin historik dr.Ibrahim Rugova dhe krahun e luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbetur nën mëshirën e disa deputetëve matrapazë të cilët nuk nuk kanë lidhje se çfarë roli të rëndësishëm luan sektori privat.

Pa zhvillim të sektorit privat nuk ka zhvillim ekonomik, pa zhvillim ekonomik nuk ka shtet ligjor dhe demokratik, e shtet demokratik quhet ai shtet ku sundon rendi dhe ligji.

Me qindra miliona Marka plot 10 vjet para luftës, me qindra e qindra miliona Eu 20 vjet pas luftës, është mbushur arka e shtetit nga sektori privat me qindra mijëra vende te hapura pune duke u përballë me bariera të ndryshme qoftë në prodhim, qoftë në import, qofte në eksport, qoftë me politika fiskale, por të vendosur si asnjëherë më parë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendi që nga pas lufta nuk ka qenë në gjendje më të vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë me Covid-19.

Edhe më parë e kam potencuar, por me qëllim të caktuar nuk kan dashur ta quaj se vendi shumë shpejtë do të përballet edhe me pandeminë e quajtur Ekonomik-20, por tani më duhet ta cekur sepse gjendja është alarmante dhe në këto rrethana të gjithë së bashku pozitë e opozitë, duhet t’i lënë inatet anash dhe urgjentisht te jenë në shërbim të sektorit privat dhe kur janë në shërbim të sektorit privat, janë në shërbim të të gjithë qytaterëve të vendit pa dallim.

Asnjë koalicion qeverisës nuk i ka pas dhe asnjëherë nuk do ti ketë 2/3 e deputeteve, andaj për çështje nacionale të vendit duhet të bëhen bashkë çdo herë të gjithë, nese dëshirojnë dhe kanë vullnet për t’i kontribuar vendit.

Ftoj deputetët e të gjitha partive politike qe sa më parë të votojnë rishikimin e buxhetit, çdo ditë vonesë është e dëmshme për vendin.

Vendi ka nevojë urgjente për rimëkëmbje ekonomike, sa më vonë aq më vështirë. Kushdo që kupton sadopak nga ekonomia, këmbana ka rënë. Prandaj të nderuar deputetë, trokitni mendjes tuaj, askush nuk humbet nga vendimet e mëdha.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19