Op/Ed

RTSH po forcohet, RTK as që guxon me hy në garë për Ligën e Kampionëve

Shkruan: Ylber Kelmendi

Në Shqipëri nga viti i ardhshëm Liga e Kampionëve do të transmetohet falas në televizionin publik të Shqipërisë.

Për dallim nga Shqipëria, ku televizioni kombëtar vazhdon të forcohet dhe vazhdon të siguroi ekskluzivitete në Kosovë nuk po ndodh e njëjta gjë, pasi që oligarkët që veprojnë në tregun mediatik nuk po e lejojnë t`i hap sytë ky televizion kombëtar.

Garën më të dashur për adhuruesit e futbollit në Kosovë (Ligën e Kampionëve) e ka fituar një platformë televizive e quajtur ‘Art Motion’.

Kjo platformë ani pse nuk mbulon as 30 % të tregut, ka arritur që ta siguroi këtë kompeticion për 3 vitet e ardhshme.

Televizioni publik i Kosovës (RTK) jo që nuk ka para për t`i marrë të drejtat për territorin e Kosovës, por thjesht është i kapur nga politikanët të cilët kanë aksione në platforma private dhe nuk lejojnë që RTK as të futet në garë për ta marrë ndonjë ligë cilësore!

Pra drejtuesit e RTK-së duke filluar nga bordi dhe deri tek drejtorët janë aty thjesht për ta marrë një rrogë dhe as që guxojnë të marrin hapa pa u koordinuar me shefat që i kanë sjell aty thjesht për ta degraduar këtë televizion kombëtar.

Prandaj RTK nuk e ka asnjë ligë të futbollit tani, e vetmja gjë që ja kanë lejuar, janë ndeshjet e Kosovës dhe aty këtu ndonjë kampionat koti, si ai i basketbollit për femra.