Op/Ed

Rruga për në Hagë dhe “gjenialiteti” i Lulzim Bashës

Shkruan: Rexhë Gegaj

Jose Pablo Baryaber, ish udhëheqësi i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, i cili pas luftës kishte shërbyer në Kosovë, ka shkruar një libër auto-biografik.

Aty përmenden shumë gjëra.

Por, njëra është me rëndësi jetike për situatën e krijuar tani në Kosovë.

Ndër të tjera ai e sqaron punën e ‘Shtëpisë së Verdhë’.

Me të marrë lajmin për trafikim të mundshëm të organeve, ai personalisht e merr mbi supe të organizojë një ekipë hetuesish të UNMIK-ut dhe të shkojnë për të kryer hetimet.

Ekipa që përbëhej nga 4-5 makina me hetues, ndalohet në kufirin e Shqiperisë, me arsyetimin se Gjykata e Hagës nuk ka autoritet mbi teritorin e Republikës së Shqipërisë.

E thotë decidivisht se ishte mërzitur shumë, sepse po i pamundësohet zbulimi i një krimi të paparë deri më tani.

I merzitur tej mase për këtë fakt, thotë që e kaloi gati tërë ditën në zyrë pa dashur të takojë askënd. Dhe për një moment, në zyrë hyri hetuesi ynë nga Shqiperia, Lulzim Basha, me një zbulim epokal.

I thotë shefit: “Që atje të dergoj unë, pa asnjë problem, gjatë vikendit. Nuk duhet të shkojmë me makina zyrtare e as me begja të UNMIK-ut. Shkojmë me makina private, me syze dhe fotoaparate rreth qafës. Kufirin do e kalojmë sikur një grup turistësh që duam ‘ti vizitojmë bukuritë e natyrës Shqiptare”.

Pas disa ditëve erdhi vikendi, thotë ish udhëheqësi i UNMIK’ut, u nisem nga Priahtina dhe pa problemin më të vogël kaluam kufirin dhe përfunduam misionin tonë.

Pra, duke ju falenderuar “gjenialitetit” të “shqiptarit” Lulzim Basha, autoritetet e UNMIK-ut “mblodhën faktet” për krimet e supozuara të UÇK-së.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?