Op/Ed

Reciprociteti eshte kamuflim

Resul Sinani

Nga Resul Sinani

Ata qe po kerkojne heqjen e Takses 100%, ne kete rast SHBA-te, nuk e pranojne zevendesimin e saj me RECIPROCITET.

Prandaj, edhe nese do te pranohej ndonje lloj i reciprocitetit ai nuk do te ishte I PLOTE sic po thuhet, por do te ishte nje kamuflim per heqjen e T100%.

E si mund te jete reciprocitet i plote nese p.sh. Kosova, nuk thote ‘nuk e njohim Serbine si shtet’ ose nuk e fut Serbine ne Preambulen e Kushtetutes se Kosoves, apo nese nuk ben fushate per çnjohjen e Serbise nga shtetet e ndryshme, ose largimin e saj nga organizata te ndryshme nderkombetare, si nga OKB, etj. etj.

Pra, reciprocitet te plote nuk ka, e derisa nuk ka, eshte mire qe ‘burrerisht’ te SUSPENDOHET taksa dhe te fillohen bisedimet intensive per te arritur marreveshjen gjithperfshirese dhe me te cilen do te vendosej paqja perfundimtare Kosove-Serbi.

Kaq!