Op/Ed

Rasti “Drita”, kjo që na ndodhi është tmerr dhe marri shtetërore

Nga Andin Lokaj

Eliminimi aq poshtërues për kampionin tonë Dritën nga Liga e Kampionëve, na futi automatikisht në top shtetet më të lodhura në Planet. Jemi në një nivel me shtetet si Biafra, Burkina Faso apo Vaziristani. Pas kësaj që na ndodhi garant aty jemi tash. Mund të mendojnë politikanët tanë gjenial çka të donë, por aty na sollën.

“Politika marren operacion moti”, shprehje kjo që qarkullon tashmë e një kohë, por kjo që na ndodhi me Dritën në Ligën e Kampionëve është tragjedi përjetësisht e pafalshme.

Kjo është Kosova dhe këtu politikanët tonë kanë dështuar totalisht. Prej të parit e deri i fundit. Kjo që na ka ndodh me siguri se nuk ju duket asgjë njëherë, por shumë shpejt mund të na kushtojë shtrenjtë. Niveli jonë shtetëror me rastin Drita ra në fund të bunarit.

Edhe tmerri ikë nga kjo që na ka ndodh.

Dhe për këtë nuk ka faj aspak UEFA. Së pari kanë faj Institucionet tona prej lartë e deri te Ministria e Shëndetësisë së cilës Evropa nuk po ja pranon testet. Dhe kjo do të thotë ‘tung’ Evropa pasi që nëse nuk e dinë këta politikanët tanë, ky është RENDI I RI BOTËROR. E për fat të keq ne as të vjetrin se kemi kaluar.

E dyta faji është i Dritës pasi që Federata disa ditë para ndeshjes ua dërgoi shkresën e UEFA-s që testet duhet të kryhen në SynLab në Shkup, kontraktues i UEFA-s. E jo në Kosovë që nuk e din ku e ka kryet e po bën teste. Kjo që na ndodhi është tmerr dhe marri shtetërore, e gojën plot Evropë.

Paramendoni këtë javë se si do t’i shikojnë shtetet tjera Prishtinën e Gjilanin që do të luajnë si mysafirë!!!

Pasi krejt jeta na shkoj t’u shpresu, le të shpresojmë edhe këtë herë që Prishtina dhe Gjilani të mos kthehen kokëulur e të turpëruar me mendimin: “Mirë që nuk na karantinuan 2 javë, se sa për lojën që e hupëm, kujt po ja nin”

Dhe nëse dikush mendon për zhvillimin e këtij vendi, “Rasti Drita” duhet të ngritet dhe të analizohet në nivel emergjent Nacional të Kosovës.


SHIKO VIDEON