Op/Ed

Ramushi i luftës dhe Ramushi i Politikës

Rexhë Gegaj

Shkruan: Rexhë Gegaj



Të flasesh per Ramushin e luftës êshtë shumë e lehtë.

Trim i madh, i fjalës, i besës, i familjes atdhetare, vëlla i dy Gjeneralëve të UÇK-së dëshmorë.

Pjestar i një familje emblematike në rrugën e gjatë dhe të vështirë për LIRI.

Kurse tē flasësh për Ramushin e politikës është shumë vështirë.


Politikan pa vizion, kokëfortë edge kur nuk ka të drejtë, provincial dhe i pa kompletuar për ta udhëhequr shtetin nēpër etapat e vështira qē po kalon Kosova.

Kujtojmē zgjedhjet e para të pasluftës, të vitit 2001, kur LDK-ja fitoi 47 deputet, por Rugova asesi nuk mori votat e nevojshme tê bëhej President, pa një koalicion të gjerë dhe gjithë përfshirës.

Pas bisedimeve mbi 4 muajshe, Qeverinë e mori krahu i luftês nê krye me Bajram Rexhepin Kryeministër.

Pastaj viti 2004, kur prap LDK-ja i fitoi zgjedhjet, por kësaj radhe me nje numër dukshëm më të vogël deputetësh.

Aty ishte fundi politik i Rugovës.

Por kështu nuk mendoi Ramushi i politikës.

E tradhetoi krahun e luftês dhe hyri në koalicion me njeriun që kohë më parë e quante UCK-në dorë e zgjatur e Serbisë.

Kështu, ky Ramushi i politikes, ia zgjati jeten politike edhe një kohë, një njeriu të pa vlerë.

Duke qenë krahu i luftës i përqarë, LDK-ja tinëzare e kishte më të lehtë qëndrimin në pushtet.

Në vitin 2014 ,po ky Ramushi i politikes, shkoi dhë bëri barikadim politik kunder institucioneve shteterore dhe ish shokëve të luftës.

Dhe vjen viti 2017, kur Ramushi i politikës, shfrytëzon minutat e fundit parazgjedhor për tê u kthyeraty ku e kishte vendin — nê mesin e bashkluftêtarêve tê vet.

Këtë gjest nuk e bêri për tjetêr gjë por vetêm për interes të vetin personal.

Qeverisja e tij dy vjeqare êshtê e mbushur me skandale nga më të ndryshmet.

Nukmri i madh i Ministrive , zv Kryeministrave ,zv Ministrave , ngritja e pages për veti dhe bashkpunëtoret e tij , …….

Qeveria e njê shteti 1.7 milion banorë me më shumë ministri se shumë shtete shumë milionëshe dhe me industri gjigante…….

Ftesa nga gjykata speciale nuk i erdhi Ramushit të Politikës por Ramushit të luftës.