Op/Ed

Qeveria dhe “çunat” e “Zanzi-Barit”

Shkruan: Rexhë Gegaj

Para disa ditësh, në profilin tim të Facebook-ut, postova njw status me titull: Zgjidhja e vetme e kësaj qeverie është “Zanzi Bari”.

Pa kaluar as dy javë të plota, qeveria aktuale, e mbështetur për muri e kishte të pa mundur të marrw vendime, pa kërkuar ndihmën nga “Zanzi-Bari”.

Është shumë e qartë se pa “çunat” e “Zanzi-Barit” nuk do të kishim lirinë që po e gëzojmë sot, nuk do të ndodhte shpallja e Pavarësisë, nuk do të themeloheshin dhe forcoheshin institucionet vitale të shtetit!

Por, një gjë është e sigurt, pa “çunat” e “Zanzi-Barit” lokomotiva e quajtur Kosovë, nuk funksionon.

Ata janë motori i kësaj lokomotive, na pëlqeu neve , apo jo!

“Çunat” e “Zanzi-Barit” për momentin janë në situatë të vështirë, sepse pothuajse se i gjithë “truri” i tyre gjendet në Hagë. Kjo vjen si rezultat i një loje të pistë të kundërshtarëve politik!!

Por edhe kështu, këta nuk janë dhe nuk do të jenë asnjëherë opozitë e shtetit dhe as e pushtetit, kur është në pyetje ndonjë çështje madhore.

Shkuarja e këtyre “çunave” në opozitë, Kosovës i solli vetëm mjerim. I solli humbje kohe dhe defaktorizim shtetëror. Që nga 6 tetori i vitit të kaluar, kaluan mbi 15 muaj dhe asnjë vendim nuk u mor në dobi të popullit e as shtetit. Jo 15 muaj, por do të kalonin 15 vite dhe pakoja për rimëkëmbje ekonomike , pa këta “çuna” nuk do të votohej.

Të tjerët nuk e kanë dijen, dëshirën, guximin dhe as qëllimin që t’i sjellin diçka të mirë këtij vendi.

Nuk mbahet shteti me njerëz të ricikluar nga komunistë jugosllavë, në demokratë kosovarë, e që besa as me njerëz që asnjëherë në jetën e tyre nuk e dëshmuan me vepra dashurinë për kombin dhe shtetin!!

Vetëm me njerëz të dëshmuar kombëtarisht, por edhe në shtet ndërtim mund të ecim përpara.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?