Op/Ed

Pse po i ndajnë luftëtarët e lirisë!?

Izet Abdyli

Nga Izet Abdyli

PARADOX

PSE PO I.NDAJNË LUFTËTARËT E LIRISË!?

Rasti i parë.

Vite më parë dy luftëtarë të lirisë që nuk i kishte ndarë as jeta as vdekja por kishin rënë sëbashku në altarin e lirisë. Njërin e shpallen hero, e emertuan një shkollë, e emertuan një turnir e tjetrin e harruan sikur të mos ishin bashkë kurrë. Ishin këta luftëtaret e UÇK-së Rasim Kiqina e Ragip Halilaj.I pari u nderua i dyti u injorua.

Rasti dytë. Deri në luftën e fundit.Drenica identifikohej me luftën e Drenicës udhëhequr nga dy koloset:Shaban Polluzha e Mehmet Gradicë. Të dy u vranë në të njejten betejë. Sot njëri u shpall hero e tjetri as që u permend.I pari u nderua i dyti u injorua.

Çfarë të themi për ata që ndajnë luftëtaret e lirisë veqëse të shërbehemi.me fjalet e Hasan Prishtinës ,,Ruajuni nga mallkimi i historisë”