Op/Ed

Pas koronavirusit, bota do të marrë vesh katastrofën ekonomike

Nga Blerim Latifi

Kina është shtet me traditë totalitare dhe vendet totalitare janë të prirura të marrin masa ekstreme sa hapë e mbyll sytë.

Kështu ndodhi edhe me coronavirusin: me të shpërthyer epidemia, i gjithë populli në izolim. Pjesa tjetër e botës thjesht ndoqi modelin totalitar të Kinës, pa llogaritur fare koston ekonomike të këtij modeli.

E dëgjova një intervistë të ministrit izraelit të mbrojtjes që kritikonte pikërisht këtë model, duke thënë izolimi duhej bërë vetëm për të moshuarit, të cilët janë “targeti” absolut i coronavirusit.

Vetëm pasi të kalon pandemia, bota do të marrë vesh katastrofën ekonomike të shkaktuar nga imitimi i reagimit totalitar kinez ndaj coronavirusit.

Dhe ajo katastrofë do të shërbej si katalizator i shpërthimit të pasioneve agresive politike, sidomos në shtetet me stabilitet të paqëndrueshëm.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19