Op/Ed

“Nuk mund të pajtohem me pikëpamjen se ne me pranimin e testeve nga Serbia ia ndreqëm asaj imazhin në botë”

Blerim Latifi

Nga Blerim Latifi

Nuk mund të pajtohem me pikëpamjen se ne me pranimin e testeve nga Serbia ia ndreqëm asaj imazhin në botë. Pse? Sepse imazhi i Serbisë në botë ka shumë vite që ka ndryshuar në favor të saj.

Sot Serbia është shndërru në vend shumë atraktiv për investime të huaja kapitale, që vijnë nga kompani amerikane, ruse, kineze, turke e gjermane.

Në Kosovë investimet e huaja serioze vazhdojnë të mbesin thjesht projeksione për të ardhmen.

Vuçiqi i ka dyert e hapura gjithkund, askush nuk ia përmend më krimet e luftës, në fushën e integrimeve evropiane, Serbia është shumë para vendeve të tjera të rajonit dhe askush deri me sot nuk ka kërkuar që ajo ndëshkohet për fushatën e saj diplomatike kundër Kosovës. Madje as SHBA-ja.

Ndërkaq, ne jemi kurthuar në sherret tona meskine për pak pushtet dhe mendojmë se bota ende vazhdon ta mendoj Serbinë me termat e vitit 1999.

Me pak fjalë: neve na ka humbur rruga në oborr!


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19