Op/Ed

Në Superligen e Kosovës në futboll, strevitjet mund të fillojnë tani – ndeshjet të zhvillohen në qershor

Shkruan: Adem Haliti

Në kohë pandemie, me të cilën po përballet e gjithë bota, janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive madje edhe kampionati evropian është shtyer për një vit.

Loja e futbollit, si sporti më i popullarizuar në Evropë, tani është në gjendjen më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Po mbahen takime të vazhdueshme se a do të fillojnë ligat me prestigjoze evropiane, ku si pasojë e këtyre takimeve, disa liga kanë tashmë kanë filluar stërvitjet në Evropë.

Në Kosovë, shumë mendime të ndryshme nga shumë analistë dhe opionistë të ketij sporti, janë duke ia huqur me të madhe.

Në Kosovë lirisht munden me fillu stërvitjet, dhe atë, në muajin qershor të zhvillohen ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë, sepse në vendin tonë, stadiumi më i madhi është ai në

Prishtinë “Fadil Vokrri”, me 13 mijë ulëse dhe mbushet vetëm kur luan Kombëtarja e Kosovës.

Pse Kosova mundet me i zhvillu lojtë është sepse tifozët mysafirë shkojnë vetëm 100 shikus kur ekipi i tyre luan jashtë qytetit. Por, edhe ata shikus munden të mos të udhetojnë, hiç, përparësitë tjera janë se skuadrat tona nuk udhëtojnë nga qyteti në qytet me aeroplan që me pasë kontakte nëpër aeroporta edhe s’kanë me dhanë autografë.

Tifozët në Kosovë nuk udhëtojnë me tramvaj, metro etj.. sepse ka pak tifozë futbolli kosovarë dhe pa problem mundet me u zhvillu loja e futbollit.

Liga e Parë e ka edhe më të lehtë sepse pak shikus e shikojnë ndeshjen, madje disa skuadra zhvillojnë lojë nëpër stadiume edhe pa shikus hiç.

Klubet e futbollit duhet të organizohen mirë për të ardhmen me pas shikushmerinë me të madhe. Duhet ta mendojnë shumë seriozishtë këtë.