Op/Ed

Mendimi politik a puna ndryshe për të shijuar lirinë

Nga Flamur Shala

Liria e fituar e liria e shijuar nuk janë një. Ndërsa e fituara është e përbashkëta jonë sublime, e shijuara është e përbashkëta jonë individuale. Nuk mund të ketë të shijuar, pa liri të fituar.

E fituara bëhet me sakrifica sublime, e shijuara me demokraci. Pjesëmarrësit sublimë të lirisë së fituar janë panteoneve, në piedestal historie e kombi.

Kur të mësosh veten se si duhet liria, atëherë dhe vetëm atëherë e ke shijuar atë. Të shijuarit e lirisë rrezaton si vetë ajo, shumanshëm, kudo, në punë, në zhvillim, në drejtësi, në mirëqenie.

Ende ka kohë të mësosh e ta duash lirinë, ta shijosh atë. Koha punon për ne, për lirinë.

Asnjë fije lëkure s’dua të bjerë më. Po që se ndodh kjo, e fundit le të bjerë lëkurë e regjur “dimri”.

***

Në liri mendimi ndryshe shpërfaqet me ngjyrime të tjera. Nga mendimi ndryshe te puna ndryshe “është një det i tërë”.

Mendimi politik ndryshe i shtrirë te grupi është shpeshherë një kurth që “ngulfat” pahetueshëm. Është i lidhur më shumë me ideologji, me “ideologun”, vetëm e vetëm se quhet mendim ndryshe!

I identifikuar tashmë me grupin, “mendimi ndryshe” e ka gllabëruar “liderin”, si “një i parë në mesin e të barabartëve”. Kur bëhen më shumë shpërfaqës, s’ka më mendim ndryshe.

Mbase mendimi ndryshe në politikë nuk është se duhet të jetë model në fusha të tjera të zvillimit, në kulturë, arsim, në ekonomi. Model mund të jetë puna ndryshe. PUNA NDRYSHE!

Mendimi politik ndryshe esencialisht është ideologji në vete. Janë të pakta “Ideologjitë” me demokraci të zhvilluar!

Një këngë e përpunuar tingëllon ndryshe, me shije tjetër nga e para. Nuk është se mund të na pëlqejë përherë të gjithëve.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?