Op/Ed

Lufta për Liri nuk mund ta ketë një ushtri tjetër, ndryshe nga ajo për çlirim nga okupatori

Nga Flamur Shala

Në çdo kohë lufte për çlirim, kudo që bëhet ajo luftë, kombet e kanë ose e bëjnë një UÇK (K-kombëtare). Lufta për Liri nuk mund ta ketë një ushtri tjetër, ndryshe nga ajo për çlirim nga okupatori.

Rruga e përpjekjeve për çlirim, e një populli të martirizuar, është ndryshe nga të gjitha rrugët e përpjekjeve për ta mbajtur të okupuar një vend dhe për ta diskriminuar popullin e tij.

Rruga për çlirim është rrugë e pashkelur nga ata që “mbyllin mendjen me dry” (populli). Është e paprovuar më parë nga brezi që e vazhdon atë. Është “zanat” që mësohet duke ecur ditëve me diell e netëve pa hënë.

Rruga për liri është përplot me idealizëm, përplot me sakrifica dhe e sublimuar me gjakun e dëshmorëve të kombit.

Ideali i LIRISË nuk pushon së ekzistuari kurrë. Është me të njëjtën fuqi, si në kohë përpjekjesh për çlirim, si në kohë lufte, si në kohë lirie.

Ideali i lirisë është ideali i dëshmorëve të kombit, është themeli i ndërtimit të lirisë, i demokracisë dhe mirëqenies.

Vendi nuk ndërtohet as nuk zhvillohet pa këtë ideal-idealizëm, pa idealistë, pa mbrojtësit e vlerave më sublime të lirisë e të ndërtimit të atdheut.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?