Op/Ed

Ky do të jetë moti për 4 ditët e ardhshme

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë më nxehtë. Vetëm në jug të vendit mund të ketë riga shiu.



Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende edhe me riga shiu.

Pasnesër në Kosovë do të kemi mot pranveror me intervale të gjata kohore me diell, ngritje të temperaturave, por edhe me vranësira lokale.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër do të jetë më nxehtë dhe do të ketë më shumë intervale kohore me diell, por në Shqipëri herë pas here mund të ketë riga shiu.

Të hënën dhe të martën do të kemi mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende me mundësi për riga apo rrebeshe lokale shiu./Meteoballkan