Op/Ed

Kosovës po i afrohen proceset e mëdha, mos qofsha nën lëkurën e atyre që do të formojnë qeverinë e re

Shkruan: Alketa Gashi-Fazliu



Kosovës po i afrohen proceset e mëdha. Procese, që mos qofsha nën lëkurën e atyre që do të formojnë qeverinë e re dhe do ta bartin mbi supet e ndërgjegjes politike gjithë këtë përgjegjësi,janë jetike për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve të republikës!

Është thënë nga sponzorët e pavarësisë së Kosovës se Kosova duhet ta arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pos tjerash! Një marrëveshje e tillë sigurisht që do të jetë komplekse,por përderisa garant janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,mendja ma thotë “that’s ok”!

Loading...

Kosova nuk ka kohë për të humbur më shumë, duhet t’i ketë institucionet e saj legjitime të dalura nga zgjedhjet e lira demokratike.

Në këtë fazë më së paku duhet të ketë përçarje politke e më së shumti kemi nevojë për unitet politik, për një marrëveshje politike madje të quajtur edhe “historike”.


Një koalicion i gjerë me një kryeministër unfikues do të ishte zgjidhje adekukate për të arritur një marrëveshje të pranueshme për të gjithë! Takimi i fundit mes fituesve të zgjedhjeve ishte qesharak, përderisa ne kemi kaq shumë punë për të bërë! Madje u fol edhe për zgjedhje të reja!

Nuk mendoj që Kosova e ka luksin për të organizuar sërish zgjedhje!E meqë s’mirremi vesh si “burra”; le t’ia bëjmë kështu atëherë:

Të ulemi tok së bashku,fitues e humbës,pozitë e opozitë, “qytetar e katundar” e ta bëjmë një Qeveri gjithëpërfshirëse- me emra e mbiemra çfare të doni,me një kryeministër-e të pëlqyeshëm nga të gjithë, dhe t’i ecim përpara proceset! Ta kryejmë marrëveshjen si pikë e parë dhe pastaj të kthehemi e të organizojmë zgjedhje të reja dhe le të fitoj më i miri!

Deri atëherë besoj që edhe për “presidentin” do t’mund të pajtohemi! Sepse në vitin 2021 duhet të kemi një president që është unifikues i popullit.Të zgjidhet nga populli dhe të jetë i popullit!

Kosova nuk ka çështje më jetike sesa fati i saj që gjendet në një tavolinë diplomatike. E në atë tavolinë diplomatike duhet mençuri dhe guxim! Për këtë partitë duhet të bashkohen për ta bashkuar guximin e mençurinë! Që guximi e mençuria të rriten në anën tonë për arritjen e marrëveshjes së volitshme për Kosovën, marrëveshje kjo që s’ arrihet dot pa mendje dhe guxim!

Loading...