Op/Ed

Kosova “Sui-Generis” edhe në zgjedhje!

Shkruan: Rexhë Gegaj



Sikur në çdo sferë tjetër të jetës edhe në fushatën para zgjedhore ,Kosova është diçka e veçantë.

Në të gjithë botën demokratike, partitë politike gjatë fushatës parazgjedhore garojnë në mes veti duke shpalosur programet e tyre ekonomike, politike, sociale, etj..

Në Kosovë, çdo cikël zgjedhor kalon pa prezantuar asnjë program zhvillimor.

Këtu, e tërë fushata kalon duke sharë, akuzuar, nënçmuar dhe baltosë kundërshtarin.


I pa burri shitet burrë, frikacaku shitet trim, anti-kombëtari shitet patriot, i padijshmi shitet i ditur.

Shumica absolute e partive pretendojnë të fitojnë poena duke i anatemuar luftëtarët e Lirisë, duke akuzuar udhëheqësit kryesorë të luftës dhe shtetit!

Kandidohen njerëz të dyshimtë dhe pa asnjë vlerë njerëzore dhe kombëtare!

Deri kur kështu?

Loading...