E martë, 26 Maj, 2020
Op/Ed

Kosova po shkon drejt çeçenizimit

Shkruan: Hisen Berisha



(Reflektim në kohë pandemie!)

“Keq/Interpretuesit e Kushtetutës! Penalizim politik dhe juridik i Albin Kurtit & Co”. Vazhdim 7

Covid 19 në mëngjes, Covid 19 në drekë, Covid 19 në darkë. Është ndjenjë e keqe kur ngrihesh në mëngjes e meqë s’ke kujt i thua mirëmëngjesi, shfryen dufin duke kërcënuar virtualisht bartësit e pushtetit në institucione që nga Presidenti e deri te Kryeministri. Nga njëherë të duket kjo si një lojë e orkestruar me njerëz me vetëdije infantile si në “playstation” por të identifikueshëm për ta bërë storien sa më reale. Këtë e bëjnë persona të pa arritur në shumë aspekte dhe pa mundësi përmbushjeje të zotimit kërcënues. Megjithatë kjo ka anët e veta negative e që janë dhënia e shkakut liderëve paranoik të shtetit që të viktimizohen si metodë e promovimit nga harresa me të cilën po i trajtojnë qytetarët, duke i konsideruar si fatkeqësi të vendit. Pastaj vënien në veprim të mekanizmave të shtetit duke i keq/përdorur organet e dhunës për të disiplinuar qytetarët me metoda tipike të regjimeve në të cilat janë rritur vet ky lidership. Një shpresë na mbanë, se këta lider që sot po ndjehen të “kërcënuar” nga qytetarët e vet për “punët e mira” që kanë bërë për e në emër të popullit, është se këta janë brezi i fundit që do të përpiqen të pushtetrojnë popullin e Kosovës, me metoda komuniste në trajtën e neokomunizmit të shpërfytyruar përballë parimeve udhëheqëse të demokracisë, që si formë regjimi ka në bazë të pushtetit, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ku institucionet nuk përbëjnë kult por shërbim.

Është koha e fundit që bartësit e pushtetit përmes votës së manipuluar në krye të institucioneve, të reflektojnë dhe ti kthehen me veprim Kushtetutës që të mos i shpërfytyrojnë edhe institucionet, duke i vënën në veprim për të përmbushur egoizmin dhe arrogancën e tyre për dhunimin e institucioneve të shtetit në emër të ambicieve të tyre të sëmura.



Pra, ajo çka përbën ngutje politike dhe institucionale, për ti ikur veprimit të organizuar qytetarë është të krijohet qeveria sipas kushtetutës dhe të bëhet arrestimi i njerëzve që bëjnë thirrje për vëllavrasje dhe urrejtje ndër nacionale. Mund të arrestohen kudo që ndodhen sepse këtë standard e ka fut vet UNMIK-u. Duhet të arrestohen nga të gjitha nivelet dhe shtresat, mund të arrestohen nga të gjitha kategoritë sociale.

Ne situatën që ndodhet Kosova, kërcënimin me i madh po i vije nga jashtë. Kosova po shkon drejt çeçenizimit! Ky Kërcënim që në formën e politikave e projekteve që vije nga jashtë, fatkeqësisht nga kryeministri e poshtë, janë duke i implementuar me shërbime që po ofrohen, kuislingët dhe renegatet e qarqeve politike, grupeve të interesit dhe influencimit si dhe shteteve tjera armiqësore ndaj Kosovës.