Op/Ed

Kosova dhe sistemi zgjedhor!

Rexhë Gegaj

Shkruan: Rexhë Gegaj

Në vend të mbajtjes së zgjedhjeve çdo dy-tre vite, Kosovës më shumë i duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Sistemi aktual zgjedhor, që është proporcional, tani do të duhej t’i takonte të së kaluarës.

Menjëherë pas luftës, i vendosur nga ndërkombëtarët, ndoshta edhe ishte i mirë për shkak të situatës në të cilën ndodhej vendi.

Por , tani 20 vjet pas luftës dhe 11 vjet të Pavarësisë, Kosova asnjëherë me këtë sistem zgjedhor nuk do të mund ta shmangë ngërçin politik.

Nuk mund të kemi pushtet stabil për shkak të partive të vogëla, që mbijetesën e tyre e kërkojnë nëpër koalicione të pa natyrshme.

Para se të shkohej në zgjedhje, urgjentisht do të duhej të miratohej sistemi mazhoritar.

Kosova të ndahet në 100 apo 110 zona zgjedhore dhe nga secila zonë të kemi një deputet fitues.

Të ngritet kalimi i pragut nga 5% në 10% dhe pastaj te shohim se kush me të vërtetë e don popullin dhe shtetin.

Kështu do të kishim një parlament dhe një qeveri të dalur plotëêsisht nga vota e popullit dhe jo nga kalkulimet politike.

Derisa nuk do ta kemi një qeveri dhe një kryeministër që del drejt nga vota e pooullit,as që bëhet fjalë për stabilitet politik dhe ekonomik të vendit.

Duhet të ndiqet shembulli i Shqipërisë, ku me sistemin mazhoritar kemi një parti dhe një lider të padiskutueshëm që ka fuqinë dhe vullnetin politik për ndryshime rrënjësore.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?