Op/Ed

Këtu keq e kanë të gjithë

Shkruan Ylber Kelmendi

Agim Veliu vend se me qenë afër Qeverisë Kurti e me i ndihmu që me kalu këtë Virus të tmerrshëm ai shkoj e provokoi Kurtin.

Kurti vend se me qenë ma gjakftohtë e mos me ra provokimin e Agimit, shkon e shkarkon.

Hashimi vend se mos me i shti hundët në këtë situatë më e lënë te qet Qeverinë, shkon bën thirrje për shpallje të jashtëzakonshme, jo që brengoset për qytetarin, por dëshiron të jetë faktori kryesor çdo herë.

Partitë opozitare (AAK, NISMA, AKR DHE PDK) vend se njëherë ne jetën e tyre me tregu qe e duan shtetin dhe mos bë kaos.

Ato jo që heshtin, por bëjnë presion që të rrëzohet Qeveria në momentin më të vështirë që po kalon populli. Pra Qeverinë Kurti e cila është qeveri shqiptare, ata e shohin me syrin sikur të ishte Qeveri e Serbisë! S`kanë fare mëshirë që populli po mbetet i vetmuar.

Një gjë është e sigurt. Askush nuk brengoset për qytetarin e sëmurë, për ndërmarrësin që ia kanë mbyllë biznesin shkaku i Koronavirusit, për punëtorin që ka mbetur pa pagë dhe mbi të gjitha askush nuk brengoset për këtë shtet të quajtur Kosovë.

Shumica absolute e këtyre politikanëve që janë në kuvend interesin e tyre personal e qesin para interesit të vendit. Dhe fal kësaj kaste politike sot qytetari duhet t`i qoj duart lartë dhe t`i lutet ZOTIT që ai të mos i braktisë

Politikanët tashmë na braktisën!


SHIKO VIDEON