Op/Ed

“Këngëtarët e dasmave i ka zënë harami”

Foto ilustrim

Shkruan: Ylber Kelmendi

Këngëtarët e famshëm të dasmave pra (Elita) për 1 vit vetëm nga ahengjet familjare fitojnë deri 300 mijë euro.

Në Kosovën tonë të lodhtë, këngëtarët e dasmave janë individët të cilët përfitojnë mase shumti të holla nga profesioni i tyre.

Askush nuk paguhet ma shumë se ata, nëse dikush veç dëshiron me i këndu në dasmë njëri nga.. Afrimi, Labi, Xeni, Shkurte Gashi apo Teuta Selimi (Ka edhe tjerë) duhet 1 vit ma herët me godit këngëtarin, këngëtaren.

Dasmën e fundit kur kam qenë,(nga të rrallat që shkojë)ishte këngëtari tepër i dobët edhe në fund nikoqiri me tha që 1700 copa mi hëngër. I thash bile ma mirë me CD, se që e paske marrë këta.

Tash faji ndoshta nuk është veç të ata, na vet si popull kemi marak me u fry, jemi qefili, na jemi në gjendje edhe në borxh me hy veç qato 2 orë me i ‘plas’ dushmanët.

Pra nuk është e ndershme me shfrytëzu momentin veç pse mundesh, se harami del.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?