Kënd duhet votuar?

Shkruan: Rexhë Gegaj
1) Të dëshmuarit kombëtarisht dhe në shtet-ndërtim?
2) Ish nomenklaturën e sistemit Jugosllav dhe mohuesit e luftës?
3) Mohuesit e shtetit të Kosovës?
1) Kategoria e parë janë ata njerëz që asnjëherë nuk e ndalën veprimtarinë e tyre që nga LDB për arritjen e LIRISË.
U maltretuan, u burgosën ,u vranë por kurrë nuk u ndalën. Të frymëzuar nga simboli i rezistencës, baci i madh Adem Demaçi, ata vazhduan deri në fund.
Më shumë mund, sakrificë dhe gjak, u arrit LIRIA.
Së bashku edhe me aleatët ndërkombëtarë, këta e bën të mundur edhe shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Institucioneve shtetërore.
Kategoria 2) Janë ish nomenklatura e sistemit Jugosllav që ishin të angazhuar në të gjitha poret e sistemit Jugosllav: Në gjyqësi, në Prokurori, Polici, Ushtri, Shërbime sekrete, Administratë, Shëndetësi, Universitet, etj.
Këta, në emër të pushtetit dhe ligjeve jugosllave, maltretuan, burgosën dhe vranë shumë patriotë shqiptarë të kohës.
Këta nuk ishin pjesë e luftës, por pengues seriozë.
Kurse pas luftës,vazhdimisht mohojnë luftën dhe gjakun e derdhur për LIRI.
Sipas tyre, LIRIA na erdhi me laps….
Kategoria 3) Kjo kategori është e mbushur me demagogë, mos mirënjohës, dështakë të të gjitha lëmive të mundshme.
Njerëz që nuk e mohojnë luftën, por mohojnë liderët e luftës.
Nuk e njohin shtetin tonë (edhe të tyre), nuk i njohin simbolet e shtetit dhe janë shumë të dhunshëm karshi institucioneve të sigurisë shtetërore.
Pra, të dashur bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës, është në dorën dhe vullnetin e juaj se cila kategori do ta udhëheqin shtetin në katër vitet e ardhshme.