Op/Ed

Izraeli dhe Kosova

Shkruan: Rexhë Gegaj

Njohja e Kosovës nga shteti Izraelit ka një rëndësi të veqant.

Kjo njohje është jetike për shtetin tonë të ri dhe me politikë të brisht gjatë kohës së fundit.

Izraeli duke ju falënderuar raporteve speciale me SHBA-të, ka një rëndësi të madhe në mardhëniet ndërkombëtare.

Është fuqia e shtatë ushtarake në botë dhe do të ketë shumë ndikim pozitiv për ecjen e Kosovës përpara.

Mos të harrojmë që duke ju falëderuar kryesisht lobit Izraelit në Washington erdhi deri te sensibilizimi i politikës Amerikane përballë Kosovës.

Pra, përkrahja e lobit Izraelit për qështjen e Shqiptarëve në përgjithësi dhe për Kosovën në veqanti, nuk është e rastësishme.

Hebrenjtë si një ndër popujtë më të vjetër në botë, njihen edhe si popoull shumë fat keq. Historia e tyre është mjaftë e hidhur dhe disa herë ishin buzë shfarosjes nga armiqtë e tyre shekullor.

Por kulminacionin e arriti Hitleri gjatë luftës së dytë botërore, ku mbi 6 milion hebrenjë i vrau. Në atë kohë gjithandej nëpër botë, hebrenjët ishin shënjestër e Nazizmit Gjerman.
Në të gjitha shtetet e okupuara nga Gjermanet, numri i Hebrenjëve vinte duke u pakësuar, përveq trevave Shqiptare.

Aso kohe, shumë hebrenjë gjetën shpëtimin tek shqiptarët.

Ne, jo që nuk i dorëzuam, por edhe u kujdesëm që atyre mos të ju ndodhë më e keqja.

Këtë fakt ata nuk e harruan asnjëherë.

Kur populli shqiptar i Kosovës, pothuajse ishte afër shfarosjes, ata u mobilizuan dhe filluan lobimin në epiqendrën botërore, pra në Washington.

Për shkak të probleme të tyre me vendet fqinjë, ata deri tani nuk e njohën Kosovën zyrtarisht, por në prapaskenë kanë qëndruar fuqishëm afër Kosovës.

Rreshtimi i tyre në krah të fuqive kryesore botërore, karshi qështjes së Kosovës ka rëndesi të veqantë edhe për një fakt. Derisa shumica apsolute e shteteve muslimane janë rreshtuar kundër Kosovës, Izraeli mbështet një popull “musliman”….????

Zoti i bekoftë SHBA-të dhe Izraelin si garancë për shtetësinë e Kosovës!!


SHIKO VIDEON