Op/Ed

FFK u dashtë me prit nëse Kosova shkon në evropian, e pastaj t’i vazhdohet kontrata Bernard Challandes

Shkruan: Adem Haliti

Iu paska vazhduar kontrata e punës Bernard Challandes edhe për dy vite.

Ai, po s’i arriti kualifikimet e Kosovës për kampionatin evropian, nuk mund të quhet i suksesshëm.

Në ligën e kombeve doli i pari, por janë lojtë e pa luajtura me Maqedoninë e Veriut dhe fituesin Bjellorusi – Gjeorgji.

Pse kaq shumë privilegje një të huaji në Kosovë? Ekipën e kishte të gatshme të ndërtuar nga Albert Bunjaki, ku ky i fundit dha dorëheqje pas eliminimit për kampionatin botëror dhe nuk e ditke së kënd e ka lojtar dhe e bëri krejt këtë kombëtare, sa shumë presion iu bë që të dorëhiqet.

Ndërsa sot, i vazhdohet kontrata e Challandes edhe për dy vite dhe askush, as gazetarët, as analistët e futbollit nuk fol për të, asnjë analizë nëpër studio televizive s’ka pas për këtë temë.

Madje as për trajnerët që i ka sjell vetë Challandes s’ka pyet kush, pse nuk foli askush? Kush i pyet trajnerët që i ka në stol si Muharrem Sahitin, Gencin dhe trajnerin e portierëve Ahmet Besilicen?

Kush bisedoi për ekipin e vetë që e ka Bernard Challandes në Kosovë?

Si popull a jemi të lindur vetëm të huajve t’ju besojmë dhe t’i duam?

Sikur të ishte ndonjë trajner nga Kosova në krye të kombëtares, cili kish me qenë presioni nga publiku, nga mediat e deri te tifozi 7-vjeçar?

Si vend, duket se ne jemi të lindur që të huajit t’i bëjmë mbretër.