Festë apo mort?

Shkruan: Rexhë Gegaj
Edhe pak minuta na ndajnë nga data historike, 17 Shkurti.
Datë kur u kurorëzua mundi, sakrifica dhe flijimi i shumë gjeneratave për Liri dhe Shtet.
Është vetëm përvjetori i 13-të dhe lirisht mund të them që na gjeti në situatën e para vitit 1999.
Kry-Çlirimtarët i kemi të burgosur.
Mundi dhe sakrifica e tyre është nëpërkëmbur.
Shumica absolute e ish-ushtarëve janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa në pushtet u instaluan sabotuesit e luftës, kolaboracionistet, djemtë dhe vajzat e ish pushtetarëve të regjimit të kaluar, nipat, mbesat, dhëndurët dhe të gjithë ata që ishin të privilegjuar gjatë ish regjimit…
Unë nuk kam ëndërruar për një Kosovë kështu.
E Ju….?