Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës!
Shkruan: Andin Hoti
Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës!
Historia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar. Kaluam shumë shekuj nën mizorinë e pushtuesve!
Por ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kriminelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës!
Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve!
Pafajësia ju takon çlirimtarëve!