Op/Ed

Do ta marrë vaksinën, pak për vete e shumë për të tjerët

Nga Gezim Selaci

Friends,

Vaksina është çështje e etikës, madje trefish. Kujt i ndizen dritat e arsyes dhe sentimentit kur përmendet fjala “etikë” dhe kush beson në njeriun që ka vlerë ose Zotin që i jep njeriut vlerë, le të përcjellë këtë vijë të thjeshtë argumentimi,

Kush më njeh, mund ta dijë se unë jam fort kundër prodhimeve farmaceutike, dyshoj fort në industrinë farmaceutike, dhe nuk vendosi lehtë të marr ilaçe. Duke pasë parasysh këtë qëndrim, kam do rezerva edhe në lidhje me vaksinat kundër virusit korona, e që i kam formuar si joprofesionist i fushës, duke lexu pak aty e pak këtu. Ama, kjo është në rrafshin personal, dmth për vete çka mendoj e çka bëj, dhe për këtë arsye, deri më tash asnjëherë nuk kam komentu publikisht në lidhje me këtë temë. Unë kam pasë rezerva dhe kritika që i kam shprehë publikisht edhe për masat qeveritare për luftimin e pandemisë, të cilat, dorën në zemër, kanë qenë më shumë hipokrizi dhe maskaradë, sesa masa serioze. Edhe si sociolog, i kuptoj rezervat dhe mosbesimin që shumë njerëz kanë ndaj asaj që na thonë autoritetet publike, shtetërore e profesioniste.

Mirëpo, përkundër këtyre rezervave dhe faktit se jam infektuar me virus para do kohe, megjithatë kam marrë vendim ta marr vaksinën dhe e kam marrë. Pak për vete, por ma shumë për të tjerët me të cilët jetoj në familje, takohem në farefisni, në vend të punës e në vende publike. Pra, unë e kam parë si çështje etike punën e vaksinës, domethënë obligim ndaj komunitetit dhe bashkëqytetarëve të mi, me një fjalë për hir të shëndetit publik.

LEXO EDHE:  Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin

Së këndejmi, kur flasim për vaksinën, implikojmë tri çështje etike. Së pari, mendoj se është joetike me refuzu me marrë vaksinën, duke u thirë në ndonjë të drejtë të zgjedhjes personale, për aq sa afekton edhe të tjerët përreth. Përderisa nuk je duke jetu i veçuar nga komunitetit në ndonjë vend të thellë ku as takon dhe as ndërvepron me asnjeri tjetër, ti je një hallkë në zinxhirin e përhapjes së virusit tek të tjerët, pra potencialisht bartës i një virusi që dihet se ua rrezkon shëndetin e jetën të tjerëve. Nuk po flas këtu as për këto kushtëzimet dhe masat gati imponuese për të marrë vaksinën, siç po i shohim, por po flas në rrafshin etik.

LEXO EDHE:  Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin

Së dyti, ka diçka problematike nëse në publik flet kundër vaksinës, sidomos nëse nuk je profesionist i fushës…

Së treti, nga aspekti etik është edhe më keq nëse propagon kundër marrjes së vaksinës. Mediat kanë një obligim shtesë ndaj publikut në këtë rast. Njerëzit nuk duhet të ndalohen me folë edhe kur flasin gjëra që nuk na pëlqejnë, mirëpo, mediat kanë detyrim ndaj publikut që njerëzve të tillë të mos ua japin hapësirë mediale. Le që nuk kena pa gati asnjë emision serioz informativ dhe edukativ në lidhje me virusin, epideminë dhe vaksinën, por tash na u deshtën edhe sharlatanë të të gjitha llojeve e sojeve të na “artikulojnë argumente” kundër vaksinës, tash për tash, ilaçit të pranuar nga komuniteti profesionist dhe mjekësor global.

LEXO EDHE:  Nacional-komunizmi i Albin Kurtit ka vdekur bashkë me Milosheviqin