Op/Ed

Ditë e madhe për Kosovën

Nga Bekim Zabërgja



Dita e djeshme ishte një ngjarje tjetër historike për Kosovën dhe qytetarët e saj në veçanti dhe për mbarë kombin e saj në përgjithësi.

Prononcimi i pazakonshëm i mbrëmshëm i përfaqësuesit special të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes mediumit televiziv T7 në lidhje me spekulimet nga më të ndryshmet se “ka” apo “nuk ka” marrëveshje të fshehtë në mes të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë, siç është spekuluar dhe ekzagjeruar sidomos në këto muajt e fundit, ishte një mesazh i interesit të shumëfishtë.

E para: Hoqi dilemat njëherë e përgjithmonë përsa i përket spekulimeve nga më të ndryshmeve.

E dyta: Për atë që ka sadopak njohuri në rrafshin ndërkombëtar dhe atë gjeostrategjik, mbrëmë përfaqësuesi special i SHBA-ve Richard Grenell, qytetarëve të Kosovës iu drejtua njëjtë sikurse t’i drejtohej qytetarëve të SHBA-ve.



Z. Grenell iu drejtua Kosovës sikurse shtetit të 52-të të Amerikës 🇽🇰🇺🇸