Op/Ed

Ceca dhe “fansat” e saj shqiptarë!

Nga Bardhyl Mahmuti

Të dashur miq,

Një postim i këngëtarit të mirënjohur Genc Prelvukaj, për shqiptarët që kanë pëlqyer faqen zyrtare të këngëtares serbe Ceca Razhnjatoviq më shtyri të shoh listën e miqve të mi.

Fatkeqësisht, në mesin e 5000 miqve të mi, kishte 92 persona që ishin “fansa” të gruas së kriminelit Željko Ražnatović – Arkan. Për ata që nuk e dinë, po përmend faktin se eskadronët e vdekjes që udhëhiqte Arkani, me këngët e Cecës në gojë, kanë kryer krimet më të shëmtuara në luftërat në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

I kam larguar nga lista e miqve të mi në facebook të gjithë ata që pretendojnë se arti tejkalon ndasitë kombëtare dhe janë “fansa” të Cecës, dhe duhet ta kenë të qartë se ata nuk janë miq të mi.