Op/Ed

Armët që posedojnë zyrtarët e sigurisë duhet të shërbejnë për të mbrojtur jetën e qytetarit, e jo për t’i marrë jetën dikuj

Nga Gentiana Morina

Rasti i djeshëm, për të cilin u raportua në media, ku dyshohet se një zyrtare policore në Gjilan ka vrarë katër pjesëtarë të familjes së saj dhe më pas edhe veten, mendoj se duhet të jetë një pikëkthese, moment reflektimi për të gjitha institucionet tona, në veçanti ato të sigurisë, punonjesit e të cilavë janë të autorizuar të bartin armë me qëllim të ushtrimit dhe zbatimit të përgjegjësive ligjore.

Në Kosovën e pasluftës kemi pasur një numër jo të vogël të përfshirjes së zyrtarëve policorë në raste të vetvrasjeve, vrasjeve apo rasteve ku armët janë përdoruar me qëllim të kundërt me atë që janë të autorizuara, mendoj se duhet të ashpërsohen politikat, procedurat e kriteret për pajisjen me armë të pjesëtarëve të sigurisë, por edhe qytetarëve, po ashtu është nevojë urgjente që të përcaktohen testet periodike psikiatrike, të cilat duhet të jenë obligative dhe me strikte ndaj pjesëtarëve të sigurisë.

Armët që posedojnë zyrtarët shtetërorë të sigurisë duhet të shërbejnë për tëmbrojtur jetën e qytetarit e jo për ti marr jetën e shkatërruar shoqerinë dhe familjet tona.

Institucionet tona duhet të ngrisin nivelin e menaxhimit dhe mbikëqyrjes për të ngritur nivelin e sigurisë dhe për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese ligjore, mos të harrojmë se mund dhe duhet kërkohet përgjegjësi edhe për mosveprim, andaj ky rast duhet të jetë kambana e fundit para zgjimit dhe reagimit qytetar.