Op/Ed

‘Arben Vitia nuk do të lejonte që të vinim në këtë situatë’

Nga Xhevdet T. Pozhari

Kjo foto është shkrepur kah mesi i prillit, në orët e vona të natës.

Arben Vitia nuk do të lejonte që të vinim në këtë situatë. Qëmoti do t’ia kishte përcjellë qeverisë rekomandimet e OBSH-së dhe profesionistëve shëndetësorë. Albin Kurti do t’i pranonte pa asnjë mëdyshje, do të bindej menjëherë kur në pyetje është shpëtimi i jetëve njerëzore…

Kur Benin e bllokonin me mos amandamentimin e ligjit për sëmundjet ngjitëse, thoshte: Jam i gatshëm të shkoj edhe në burg veç me e shpëtu shëndetin e popullatës. Ai nuk ishte veç ministër, mbi të gjitha ishte mjek dhe humanist.

Jemi ku jemi! Ndërmerrni ato dreq masa se shkuam poshtë. Sot keni mundësi me e amandamentu atë dreq ligji. Votat i keni. Jam i sigurtë se Vetëvendosje s’do t’iu dërgonte në kushtetuese. Përkundrazi!

Nxirreni atë miell për tre javët e ardhshme dhe gatuani. Të fitojmë në kohë me aq sa mundemi. Shëndeti na rrezikohet të gjithëve njëjtë. Me sistemin e brishtë shëndetësor dhe kapacitet e limituara, kolapsimi është i sigurtë.

Në këto rrethana kur është dyfishuar brenda një muaji shkalla e vdekshmërisë në botë nga Covid-19, asnjëri nuk e kemi luksin me e pa se kujt po i vjen radha…

Durimi është arma e vetme që e kemi tani për tani.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19