Op/Ed

Amerika dhe Amelika

Rexhë Gegaj

Shkruan: Rexhë Gegaj

Përpjekjet shekullore të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe shtet u finaliziuan falë mikut tonë më të madh, SHBA’së.

Është e tepërt të përsëritet duke treguar angazhimin amerikan për çështjen e Kosovës deri në shpalljen e Pavarësisë.

Pastaj, sikur u “distancuan” pak për të shikuar se sa jemi të zot që ne vet të përmbyllim shtet-ndërtimin!

Këto 13 vite që nga shpallja e Pavarësisë, po vërehet qartë se ka shumë kundërshtarë jashtë dhe sidomos brenda vendit.

Ata që asgjë, apo shumë pak kontribuuan, po dalin që janë kundërshtarët kryesor të shtet-ndërtimit.

Ai që vazhdimisht akuzon të tjerët për kapje të pushtetit, po e prezanton vetën si ç ‘kapës.

Kamuflimit të tij nën petkun e ç ‘kapësit i doli boja me 6 tetor 2019.

Pesë muaj bisedime për koalicion, i rrënoi për vetëm pesëdhjetë ditë.

Për kohë shumë të shkurtë, në emër të ç ‘kapjes, kapi pothuajse çdo pozitë shtetërore.

Bile e vuri në pikëpyetje edhe vet shtetësinë e Kosovës.

Prishi raportet me të gjithë miqtë strategjik të shtetit.

Dikush që kundërshtoi çdo proces, që nga Rambujeja e deri më sot, kontestoi edhe legjitimitetin e vet shtetit.

Granatuan Parlamentin, hodhën gaz-lotsjellës në Kuvend dhe penguan liberalizimin e vizave në vitin 2015 që ishte projekt amerikan.

Pastaj, dogjën prokurorinë, ndërtesat policore, si dhe përdhunuan skajshmërisht policinë e shtetit.

Sikur të gjitha këto nuk mjaftuan, tani ia mësynë Gjykatës Kushtetuese, KQZ-së dhe PZAP-it si dhe të gjitha institucioneve relevante shtetërore.

Rendi kushtetues, i ndërtuar me shumë gjak, djersë dhe mund, është i atakuar pamëshirshëm nga këta mosmirënjohës. Nuk njohin vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon kandidimin e njerëzve të dënuar.

Edhe kësaj radhe, decidiv ishte paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, e cila hapur bëri thirrje që të respektohen vendimet e gjykatës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?