Op/Ed

Ambiciet politike në lista zgjedhore

Shkruan: Flamur Shala

Është e re ambicia politike e proklamuar e një kandidati për president-e dhe i kandidatit për kryeministër brenda një liste zgjedhore partiake.

Është e lehtë për t’u kuptuar. Profili i kandidatit për kryeministër shpërfaqet nga pozita e të parit në listën zgjedhore. Më poshtë vijnë të tjerët me profilet e veta.

Identifikimi politik i kandidatit-es për President-e nuk do të duhej të shpërfaqej me emër në një listë zgjedhore partiake. Është në dëm të unitetit politik qytetar.

Identifikimi i hapur i një pretenduesi-eje lë për të dëshiruar për unitetin politik e qytetar të një kandidature për president-e përmes një liste zgjedhore partiake.

Aty, që në listën zgjedhore, fillon një farë rrënimi i unitetit politik presidencial të pretenduar.

Profili i një kandidati për kryeministër vazhdon “së ndërtuari” me të bërat e të pabërat e paraprakëve. Dihet, nuk mjaftojnë dështimet e të tjerëve pa vizion të ri politik për të ardhmen.

Në politikë nuk ka shpresë para se të ketë projekte. Projektet, ndër të tjera, shpërfaqin vizionin për zhvillim.

Janë kuadrot e shumta me përgatitje profesionale që mund të rriten politikisht kur partia zbaton një sistem të gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirja në zgjedhje jep rezultate të mira!

Shpalosja elektorale e një vizioni politik rrit besimin për njeriun përfaqësues, “të bekuarin” e partisë për kryemimistër.

Nuk është e lehtë për ata që kanë “marrë n’thue” një herë, vështirë do ta kenë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?