Op/Ed

A s’është e pa drejtë që Liga e Parë është anulu, ku luajnë skuadra me renome?

Shkruan: Adem Haliti

Futbolli kosovar po rikthehet, në të vërtetë superliga dhe Kupa e kosovës.

Por, padrejtësisht nuk u rikthye Liga e Parë, e cila në futbollin e Kosovës zhvillonte një garë e nxehtë me shumë duele interesante, pasi që në Kosovë, shumë skuadra me renome janë në Ligën e Parë si Liria, Trepça, Besa e Pejës, Vllaznimi e skuadra të tjera që i kanë nxjerrë talentët më të mdhej të futbollit.

Në kohë pandemie, çka kemi informata të Super Ligës së Kosovës në futboll, shtrohet pyetja se pse në futbollin kosovar dhe në debate televizive, s’kemi parë asgjë. Skuadrat apo disa trajnerë të Facebook’ut kanë dhënë mendime sa për të qenë në qendër të vëmendjes, e asgjë tjetër në Kosovë… Cili është kreativiteti i tyre tash pas pandemisë? Cili është mesazhi… Çka do të bëjnë për publikun… Sa e dhimshme është për futbollin e Kosovës, sepse as një klub s’ka zyrë për komunikim për media s’ka as webfaqe. I imagjinoni skuadrat e rajonit, ku secila ka webfaqe, bile edhe zyrën për media. Aq shumë që kanë përparuar sa edhe klubet e vogla kanë mendiumin e vetë.

Si informohen gazetarët në Kosovë? – Përmes shokëve, sepse kurrë s’mujmë me ditë cili është talenti i futbollit në akademinë e skuadrës në junior, kadet, prioner etj, ku mundem me gjetë informata të sakta për talentin e futbollit?

Si është e mundur të kërkohet skuadra B e skuadrës Super Ligës, kur skuadra A nuk është profesionale?