Op/Ed

6 Prilli me Agim Ademin në krye

Shkruan: Alban LUMI

Kuvendarët e organit më të lartë të futbollit të Kosovës, thuajse njëzëri u përcaktuan për të përkrahur Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi, duke ia dhanë më shumë se dy të tretat e nënshkrimeve për nominim e tij për mandatin e ri katërvjeçar.

Si kurrë më parë, ky vit për futbollin e Kosovës u përshkua me debate të ashpra në studiot televizive. Përvec emisioneve të zakonshme sportive, nikoqir të mysafirëve nga futbolli u bënë edhe vetë autorët e emisioneve, të cilët jemi mësuar ti shohim në temat e politikës. Publikisht pamë kandidatura të vetëshpallura nga Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi e ish nënsekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, por që shumë shpejtë e panë disponimin e kuvendarëve dhe hoqën dorë nga qellimi i tyre ndoshta jetësor. Të pakënaqurit e Kryetarit aktual, Agim Ademi sikur u djegën me radhë. Pas tyre keq u zhgënjye edhe një kandidatë tjetër, Gramoz Vokrri. Ky i fundit kishte zgjedhur një rrugë tjetër për tu ngjitur në krye të FFK-së, duke qëndruar më i heshtur, por që në fund rezultoi i pasuksesshëm për të arritur mbështetjen e 15 firmave, që do t’ia mundësonte hyrjen në garë.

I qetë dhe thuajase pa asnjë brengosje u shfaq, Kryetari i zgjedhur para 4 viteve, Agim Ademi. Ai vazhdoi punën e tij në krye të FFK-së, ndërkohë që nga data e shpalljes së Kuvendit e deri në afatin e përcaktuar kishte mbledhur 45 nënshkrime. Në këtë mënyrë flamurtari i futbollit të Kosovës pritet, që edhe në katërvjeçarin e ardhshëm të jetë ai aktual Agim Ademi. Hiq disa zëra pa vota në kuvendin zgjedhor apo me dy tri sosh, pritet që pjesa dërrmuese e kuvendarëve ti japin mbështetje njëzëri atij për t’ia vazhduar punën në karrigen e Kryetarit.

Ademi futbollit të Kosovës ia ka kushtuar thuajse një jetë të tërë, mbi tri dekada e lidhin Agimin me futbollin e Kosovës. Ai i kishte përvjelë mangët, që në vitin e parë të pavarësimit të futbollit, kur edhe i printe klubit të sapo formuar Kosova e Prishtinës. Ademi ishte edhe ndër të parët që përkrahi dhe masivizimin në futbollin e femrave, duke krijuar skuadrën me vajzave në kuadër të klubit Kosova P.

Janë një sërë shkaqesh që të përkrahet Ademi edhe për një mandat, as kundërshtarët më të zëshëm të tij nuk e thanë qoftë asnjë fjalë për punën e tij gjatë katër viteve të para si Kryetar, ndërkaq që kushtet e lojës së futbollit janë përmirësuar dukshëm.

Fushata zgjedhore lejon, që të rishikohet puna e FFK-së, për gjatë një mandati. Ndërkaq nga prizmi ynë po ndalemi vetëm në disa prej tyre. Në kohë pandemie kur e gjithë vendi hasi në vështirësi të mëdha, FFK vazhdoi me serinë e risive në investime të ndryshme në terrenet sportive, derisa klubeve ia mundësoi ta shohin vetën me kushtet si në ato të vendeve të zhvilluara, duke i sjellë për ato, Katapultat apo sistemi GPS, i cili do t’i ndihmoi edhe futbollistëve për ngritjen e tyre profesionale derisa trajnerët do ta kenë më të lehtë për të parë ecurinë e lojtarëve. Edicioni i fundit e pa Kosovën krahas vendeve më të zhvilluara edhe me aplikimin e sistemit VAR, për të cilin vërtetë është folur me fjalët më të mira nga futbollistët e futbolldashësit kosovar. Në kohën e Ademit, është bërë instalimi i Licencës A, shumë e rëndësishme për trajnerët që dëshirojnë të drejtojnë klubet elite. Investimi në terrenet sportive si ato ndihmëse edhe ndihma në stadiumet kryesore të vendit.

Transmetimet televizive në kohë reale edhe për kategorinë e dytë tanimë i shohim të jenë bërë realitet, si edhe sponsori për këtë rang garash, ndërkaq për Superligën as që behët fjalë, për këto arritje tanimë. Ngritja e vetëdijes si te personat zyrtar të dërguar nga FFK po ashtu edhe atyre të klubeve, kanë ndikuar, që të kemi futboll fer e korrekt, që fituesi gjithnjë del të jetë ai më meritori. Këto janë vetëm disa nga punët e FFK-së. Reagimi në kombëtaren e Kosovës, në të gjitha kategoritë e ku spikat ajo Përfaqësueses A, shpreh optimizëm që sukseset do të shtohet. Emërimi i një legjende të futbollit Francës e botëror, Alain Giresse, me ekipin e tij të krijuar nga trajnerë me përvojë ndërkombëtare sikur shton edhe më, optimizmin për sukses të plotë në Grupin C të Nacional Leagues. Ndërkohë që edhe paarqitja e plan-programit për katërvjcarit të ardhshëm ishte premtues, si në masovizimin e futbollit, të futsallit, ligës së femrave e futbollit për të rinj e fëmijëve. Ndërtimi i infrastrukturës, spikat zgjerimi i tribunës në Stadiumin “Fadil Vokrri”, e Qendra Nacionale në Hajvali.

Më poshtë po i gjeni të radhitura disa nga sukseset e futbollit kosovar në periudhën e fundit katërvjeçare (18-22), që bëjnë të jenë disa nga arsyet pse Agim Ademi mori përkrahjen masive të delegatëve të FFK-së, për zgjedhjet e 6 prillit; Si arritja në ngritjen e kapaciteteve të FFK-së në aspektin profesional, infrastrukturor, teknologjisë, burimeve njerëzore dhe logjistikës. U decentralizuan të gjitha lidhjet rajonale të futbollit, duke i mbështetur me mjete financiare dhe edukim profesional të vazhdueshëm për punonjësit e tyre.

1. Kampi Nacional në Hajvali

2. Projekti VAR

3. Shtëpia e Futbollit, duke u bërë me pronën e sajë për të mos patur nevojë më të paguajë qera, ambiente moderne për të gjithë punonjësit e FFK-së;

4. Projekti i Katapultave GPS, ndër pajisjet më të nevojshme sportive, që kanë për qëllim matjen e përformancës fizike të futbollistëve;

5. 12 fusha për klube, ndërtimi i tyre me bari sintetik për klubet e superligës, aty mund të luajnë të gjitha kategoritë , kur për shkak të motit mund të dëmtohen ato natyrale apo moti ia
mundëson mos me u paraqit në natyrale;

6. Renovimi i zhveshtoreve;

7. Mbështetja e klubeve e sidomos gjatë pandemisë, duke ndihmuar me mjete financiare të gjitha klubeve;

8. Subvencionimi, krahas meshkujve, në futbollin për femra. Subvencionimi i lojtareve dhe trajnerëve të të gjitha klubeve, pos ndihmës shërbeu edhe si motiv për të rritur interesimin e vajzave për futboll;

9. Reformat në gara, liga me 10 ekipe, tani kemi 4 ekipe në garat evropiane;

10. Formimi i ligës së tretë, U21 e i ligës së veteranëve;

11. Projekti për të rinj e fëmijë;

12. Organizimi i dy turneve kualifikuese, tani po mbahet nga 23 deri 29 mars ai për U17 për vajza, pos Kosovës, Gjermania, Austria e Sllovenia;

13. Edukimi i trajnerëve për licensat C e B tani kemi e A. Edhe për gjyqtarë sukseset nuk ishin të pakta kur parë gjyqtarë duke gjykuar në Evropë.

14. Ademi është anëtar i komitetit hattrick, organ i rëndësishëm i UEFA-së, me anë të së cilës; federatat anëtare përkrahen me projekte zhvillimore, asnjë projekt i FFK, nuk është refuzuar;

15. Brendimi i FFK, llogo e re disajnimi i fanellave të kombëtares;

16. Rrugëtimi i Kombëtares.