Lajme

Zyrtarja për Media e LDK-së: Popullizmi mund të sjellë një grusht vota, por Kosovës i duhet një kryeministër si Hoti

Zyrtarja për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gentiana Azemi ka renditur disa arsye se pse në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të votohet Avdullah Hoti. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ajo ka hedhur edhe një sërë kritika ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti të cilin e ka quajtur autoritar dhe populist.

Ajo është shprehur se Kosovës i duhet një kryesministër si Avdullah Hoti.

“Tiparet e kryeministrit Hoti janë ato që i duhen një lideri që për qeverisje më shumë punon se sa shpalos fjalë dhe retorikë boshe. Taktikat populiste mund të sjellin një grusht vota, por ato nuk janë rruga dhe mënyra për ta drejtuar vendin, Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë dhe vetëdije institucionale, e jo individ me paranoja e qasje eksperimentale. LDK dhe Kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Mbesim në lidhje”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Me LDK-në, me shtetin e Kosovës✌🏻

Kryeministri Hoti e mori mandatin në një kohë mjaft të rëndë për vendin. Në njërën anë raportet me aleatin dhe mbeshtësin jetik të Kosovës, ShBA-të ishin pëkeqësuar jashtë çdo norme nga një ish-kryeministër i pa papërgjegjshëm.

Përpos situatës së kontaminuar politike dhe populizmave të pa nevojshëm, nga një lider me tipare autoritare (që qeverisi vetëm 50 ditë), vendin ashtu si edhe botën po e sfidon pandemia Covid-19.

Kryeministri Hoti arriti ta stabilizoi dhe ta normalizoj situatën politike dhe sociale në vend, duke vënë në binar raportet e rrezikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qarqet tjera perëndimore si më BE dhe me NATO, duke vënë në rend të parë luftimin e virusit, dhe lehtësimin e jetës së qyetetarëve.

Tiparet e kryeministrit Hoti janë ato që i duhen një lideri që për qeverisje më shumë punon se sa shpalos fjalë dhe retorikë boshe.

Taktikat populiste mund të sjellin një grusht vota, por ato nuk janë rruga dhe mënyra për ta drejtuar vendin, Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë dhe vetëdije institucionale, e jo individ me paranoja e qasje eksperimentale.

LDK dhe Kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Mbesim në lidhje.
LDK

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?