Lajme

Zyrtarisht, në listën e PDK’së për deputet do të garojë edhe veprimtari Isak Shabani

Zyrtarisht në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet do të jetë edhe veprimtari Isak Shabani, i cili do të garojë me numrin rëndor 34, për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Korrespodenti.

Ai ishte një ndër themeluesit e parë të Guerilës dhe ndër aktivistet e parë për Çlirimin e Kosovës, i burgosur politik nga regjimi serb i Millosheviqit.

Me të kuptuar kandidimin e tij, ka marrë përkrahje të konsiderushme nga miqtë e tij.

“E kemi nderin që me krenari të pashembullt ta mbështesim Isak Shabanin që të na përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës. Të bindur dhe të përkushtuar në angazhimin për përparim dhe zhvillim. Prandaj, unë, miqtë, shokët dhe mbarë farefisi, besojmë në ju, dhe se padyshim se vota jonë e përfaqësimit do ju takojë juve”, i ka shkruar në murin e tij Nexhmi Llapashtica, një nga bashkëveprimtarët e tij. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?