Lajme

Zyrtari i SHBA në Forumin e Prespës, Escobar: Përkrahim nismën e “Ballkanit të hapur”, fokusi në BE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi mbështetjen për nismën rajonale Ballkani i Hapur.

Ai kërkoi sërish përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre për në Bashkimin Europian.

“Përkrahim të gjitha tregjet, Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin Europian, do të jetë i hapur për të gjitha vendet. 70 për qind e ekonomisë së Ballkanit është e lidhur me Europën, ndërsa pjesa tjetër është po ashtu e lidhur me rajonin. Këto dy procese duhet të marrin pjesë në të njëjtën kornizë”.

Escobar shtoi se “Ballkani i Hapur nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë.”


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje