Lajme

Zyrtari i LDK’së: Albin, tash e tutje shahu e ka një figurë të re

Kryetari i LDK’së në Drenas Bedri Nika i ka quar një mesazh Albin Kurtit duke i thënë se se nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kur nominoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën.

“Në konceptin historik të VV-së se negociatat paraprake vendosin në kompromis lirinë për të vepruar dhe në kulturën e Albin Kurtit se ëmbëlsira lihet për në fund, duket se vota përfundimtare e unanime e LDK-së për zhbllokimin e asamblesë, nuk ka qenë aspak i sheqerosur për të dhe për të gjithë të tjerët, duke e lënë gojë – hapur opinionin publik dhe në heshtje të pathyeshme VV-në. Vetëm pse monopolin në shtet nuk arriti ta merrte, duke e skajuar keshtu LDK-në fund të odës. Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re! Gezuar!”, ka shkruar Nika në profilin e tij në Facebook.