Lajme

ZYRTARE: Ramiz Kelmendi publikisht mbështet Kadri Veselin

Ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është parë duke pirë kafe së bashku me kryetarin e PDK-së njëherësh, kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës Kadri Veseli.

“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëjë Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili poashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës. Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve.

Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.

Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK-së në mandatin e kaluar, udhëheqë njërën prej kompanive më të mëdha tregtare ku punëson mijëra punëtorë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?