Lajme

ZYRTARE: Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK’së dhe AAK’së

Është nënshkruar marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe AAK’së, të cilat pritet të qeverisin bashkë, teksa kësaj të fundit do t’i përkasin 4 ministri, edhe ajo e Punëve të jashtme, shkruan Gazeta Metro.



Këtë e ka konfirmuar Ramush Haradinaj përmes një prononcimi për media.

“U nënshkru marrëveshja besojmë se me punë do t’ia dalim në këtë kohë të vështirë”, tha ai.

Ai tutje ka treguar edhe emrat për ministri dhe zëvendëkryeministrin nga AAK.

“Është praktikë kur arrihen koalicione që të krijohet një lidhje me politikë të jashtme, mes dy partnerëve herë një herë tetër.



AAK në këtë Qeveri mban përgjegjësi për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Arsimit.

ZV/kryeministër është Besnik Tahiri, Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i zhvillimit ekonomik është Blerim Kuqi dhe ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika”, tha ai.

Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të nënshkruhet marrëveshje edhe me NISMËN, AKR’në, minoritetet e Listën Serbe./gazetametro.net