Lajme

Zyrtare, në listën e PDK’së për deputet do të garojë edhe Fadil Nura, i cili zëvendësoi Kadri Veselin në Kuvend

Zyrtarisht në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet do të jetë edhe Fadil Nura, i cili do të garojë me numrin rëndor 50, për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Korrespodenti.

Fadil Nura kishte zëvendësuar Kadri Veselin në Kuvend, pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet pas aktakuzës së shpallur nga Gjykata Speciale.

Fadil Nura kishte funksione të ndryshme në institucionet e Kosovës. Ai ishte nënkryetar i Komunës së Skenderajt, e më pas ishte emëruar zv.ministër i Ministrisë së Drejtësisë./Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?