Lajme

Zvicra do të blejë vaksina Johnson & Johnson

Këshilli Federal thuhet se po rrit negociatat për blerjen e një sasie të vaksinave Johnson & Johnson, të prodhuara nga kompania amerikane Janssen, transmeton albinfo.ch.

Këto doza do të administroheshin për njerëzit që kanë alergji të rënda ndaj Moderna dhe Pfizer, vaksinat e vetme të përdorura në Zvicër deri më sot.

Të dhënat e studimit tregojnë një efikasitet mesatar prej 66.9 për qind të vaksinave Janssen, duke parandaluar format serioze dhe kritike të sëmundjes në gati 85 për qind të pacientëve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?